
Premier League ka konfirmuar me një komunikatë zyrtare se Manchester City është shpallur fajtor për të gjitha akuzat, lidhur me shkeljet e rregullave financiare gjatë periudhës midis sezoneve 2009-10 dhe 2017-18.
Një komision i pavarur konstatoi se, gjatë asaj periudhe, klubi kishte lidhur “kontrata fiktive” me një sërë partnerësh tregtarë, si dhe ishte mbështetur në “marrëveshje fiktive për të fryrë artificialisht të ardhurat e klubit dhe për të ulur kostot e tij”.
Deklarata gjithashtu bënte të ditur se City ishte fajtor për shumicën e akuzave edhe lidhur me dështimin për të bashkëpunuar. Premier League publikoi një version të redaktuar të raportit të komisionit, ku thuhej se akuzat “përfshinin mbi 100 shkelje të pretenduara individuale të Rregullave të Premier Ligës, të ndara në katër kategori të gjera akuzash”, shkruan A2. Marrëveshjet tregtare fiktive u përshkruan si pjesë e një “skeme financimi të maskuar” me një vlerë prej 830,69 milionë paundësh.
Tashmë do të pritet apelimi i Manchester City, para se të mblidhej komisioni për të përcaktuar edhe dënimin për “Qytetarët”.
(A2 Televizion)