Al-Nassr del nga gara për titull, CR7 i zemëruar

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2025, 14:37 | Futboll

Al-Nassr del nga gara për titull, CR7 i zemëruar

Shpresat e skuadrës Al Nassr, për të fituar titullin kampion në Arabinë Saudite, morën një goditje të fort, pasi skuadra e Cristiano Ronaldo humbi 3-2 përballë Al-Etifaq.

Ylli portugez nuk la gjurmë në fushë, ku për herë të parë prej tetorit 2024 regjistron dy ndeshje me radhë pa shënuar gol. Përkundrazi, ai reagoi i zemëruar, kur arbitri largoi nga me karton të kuq nga loja shokun e tij të ekipit Xhon Duran.

Pasi protestat te xhaketat e zeza nuk e kthyen vendimin, 40-vjeçari shkelmoi topin me forcë drejt tribunave. Edhe pse gjesti u bë në sytë e arbitrit, ai e kurseu Cristiano Ronaldo-n, duke mos e ndëshkuar me karton të verdhë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos