Besnik Hasin e tradhtojnë nervat. Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, po vijon karrierën si trajner në Belgjikë. Skuadra e tij Meshelen, u ndal në barazim 1-1 në shtëpi nga Seint Trond dhe humbi terren nga gara për grupin e ekipeve që do të luajnë për titullin në elitën e futbollit belg.
Në fund të ndeshjes, një tifoz vendas i pakënaqur iu afrua stolit të Meshelen, ku nuk i kurseu tonet agresive, shkruan A2 CNN.
Kjo bëri që Besnik Hasin ta tradhtonin nervat dhe ti kundërvihej mbështetësit të ekipit. Për të ndalur trajnerin dhe që situata të mos precipitonte, u nevojit ndërhyrja e lojtarëve rezervë dhe pjesës tjetër të stafit teknik. (A2 Televizion)