Ancelotti, trajneri që ka fituar më tepër me Realin Madridit

Nga A2 CNN
15 Gusht 2024, 16:35 | Futboll

Ancelotti, trajneri që ka fituar më tepër me Realin  Madridit

Me trofeun e Superkupës së Europës të marrë, Carlo Ancelotti është shndërruar në trajnerin që ka fituar më tepër trofe te Reali i Madridit.

Tekniku italian ka ngritur 14 kupa prestigjioze me “Los Blankos”, duke barazuar një legjendë si Migel Munoz.

Në total, Ancelotti ka fituar 2 tituj kampionë në La Liga, 2 Kupa të Mbretit, 2 Superkupa të Spanjës, 3 Champions League, 3 Superkupa të Europës dhe 2 Botërorë për Klube.

Pas trofeut të parë sezonal, ai ka shansin ta rrisë rekordin. Në mbrëmjen e Varshavës, me trofeun e Superkupës së Europës, edhe Luka Modriç vendosi një primat.

Me 27 trofe të ngritur, 38-vjeçari kroat është bërë futbollisti që ka fituar më tepër te Reali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos