Plagoset me thikë babai i Lamine Yamal, në gjendje të rëndë

Nga A2 CNN
15 Gusht 2024, 07:43 | Futboll

Plagoset me thikë babai i Lamine Yamal, në gjendje të

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Barcelonë. Babai i Lamine Yamal, Munir Nasraui, është plagosur me thikë në një parking.

Sipas “La Vanguardia”, ai u përfshi në një sherr në zonën e Mataro, ku është goditur më pas me thikë nga një person ende i paidentifikuar.

Munir Nasraui është shoqëruar menjëherë në spital dhe mediat spanjolle raportojnë se është në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos