Arbnor Muja e nis në mënyrën më të mirë aventurën në elitën e futbollit turk. Sulmuesi i Kombëtares shënoi në debutim me Samsunspor, në fitoren 2-0 që skuadra e tij regjistroi përballë Antaliaspor.
Duke qenë se iu bashkua ekipit vetëm pak ditë më parë, Muja e nisi ndeshjen nga stoli dhe u aktivizua në 20 minutat e fundit të lojës. Aq i mjaftoi 25-vjeçarit të lindur në Mitrovicë që të gjente rrugën e rrjetës dhe të konfirmonte kualitetin.
Ai shënoi në minutën e parë të shtesës, duke finalizuar një kundërsulm të shpejtë dhe vulosi suksesin e Samsunsporit.
Pasi fitoi çdo trofe të mundshëm në Belgjikë dhe debutoi në Champions me Antverp, Arbnor Muja tregoi se transferimi në Superligën turke ishte një lëvizje e studiuar mirë. (A2 Televizion)