Armando Brojën e “zhveshin” yjet e City-t për ta ndalur

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2024, 15:51 | Futboll

Armando Brojën e “zhveshin” yjet e City-t për ta ndalur

Armando Broja ka marrë sërish minuta në ndeshjen e radhës së Evertonit, e cila ishte ndaj kampionëve të City-t në fushën e këtyre të fundit, që u mbyll në barazim 1-1.

Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 70, por edhe pse nuk arriti të realizonte në këtë sfidë, pati momente të mira, ku me fizikun e tij la gjurmë.

Ai nxori në dy raste skuadrën e tij në kundërsulm, por nuk mundën të realizonin. Në një moment shpërthimi, Broja u ndal në mënyrë të parregullt nga Foden, i cili e mbajti sulmuesin shqiptar nga pantallonat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos