Ernest Muçi del në shitje

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2024, 11:59 | Futboll

Ernest Muçi del në shitje

Beshiktash po përballet me një krizë të thellë dhe po planifikon një revolucion të plotë në ekip. Në zgjedhjet presidenciale më 29 dhjetor, është e qartë se shumë lojtarë, përfshirë Ernest Muçin dhe Milot Rashicën, do të dalin në merkato.

Klubi synon të fokusohet te talentet vendase dhe futbollistët turq, me Rafa Silvën si përjashtimin e vetëm.

Muçi, i transferuar një vit më parë nga Legia e Varshavës për 10 milionë euro, nuk arriti të justifikojë pritshmëritë.

Beshiktash ka refuzuar tashmë një ofertë prej 4 milionë euro nga Championship, duke pritur një ofertë më të lartë, veçanërisht pas paraqitjes së tij të shkëlqyer kundër Aston Villa-s, ku shënoi 3 gola në Evropë.

E ardhmja e tij do të qartësohet pasi të hapet merkatoja e dimrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos