Urimi i Salah për Krishtlindje trazon myslimanët

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2024, 12:06 | Futboll

Urimi i Salah për Krishtlindje trazon myslimanët

Mohamed Salah ka shkaktuar sërish polemika pas publikimit të një fotoje familjare për Krishtlindje, ku shfaqet me gruan dhe vajzat pranë pemës festive, duke uruar: “Gëzuar Krishtlindjet”.

Postimi mori mbi 500,000 pëlqime dhe 50,000 komente brenda pak minutash, por u pasua nga kritika nga disa myslimanë që e akuzuan për shkelje të parimeve fetare.

“Kush të detyron ta bësh këtë?”, “Fshije këtë, Mo!” dhe “Posto diçka për Palestinën” ishin disa nga komentet negative.

Salah, i cili e ka bërë këtë urim për herë të tretë, ka sqaruar më parë se si besimtar mysliman nuk gjen asgjë të gabuar në respektimin e festave të ndjekësve të tij të krishterë.

Nga ana tjetër, shumë e kanë vlerësuar gjestin si një shembull pozitiv të respektit dhe bashkëjetesës ndërfetare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos