3.5 vite kontratë, Arinaldo Rrapaj prezantohet si futbollisti më i ri në Ukrainë

Nga Dea Kozma
26 Dhjetor 2024, 11:13 | Futboll

3.5 vite kontratë, Arinaldo Rrapaj prezantohet si futbollisti më i ri

Arinaldo Rrapaj është prezantuar zyrtarisht si futbollisti më i ri i Kolos Kovalivka në kampionatin ukrainas.

Edhe pse Partizani nuk kishte njoftuar publikisht largimin e tij, skuadra ukrainase e ka prezantuar si përforcimin e parë në merkaton e dimrit, shkruan A2.

Ai nënshkroi një kontratë për 3 vite e gjysmë dhe ka zgjedhur të mbajë në fanellën e re, numrin 99. Arinaldo Rrapaj luajti për Partizanin ne tre vite dhe në  2023 u shpall si lojtari më i mirë në Shqipëri. Këtë sezon, futbollisti nga Vlora, u aktivizua në 15 ndeshje për demat dhe arriti të shënojë 4 gola ndërsa dhuroi dhe 3 asiste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos