Tashmë është bërë zyrtare, Bruno Telushi është rikthyer në ekipin ku nisi karrierën e tij, te Flamurtari i Vlorës.
34-vjeçari pak ditë më parë u largua nga AF Elbasani që luan në Superligë dhe nuk vonoi për të zgjedhur ekipin e ri, këtë herë kuqezinjtë e Vlorës që janë në Kategorinë e Parë dhe kërkojnë elitën.
Mesfushori e gjen sërish veten me ngjyrat kuqezi pas shtatë vitesh, pasi hera e fundit që Telushi ishte pjesë e vlonjatëve ka qenë në verën e 2017, kur më pas u largua për në Kroaci me Slaven Belupo.
“Bruno TELUSHI rikthehet ne shtëpi. Mire se vjen ne familjen e madhe kuqezi te Flamurtari Football Club”, shkruan klubi i Flamurtarit në Facebook, aty ku ka publikuar edhe disa foto nga prezantimi i lojtarit. (A2 Televizion)