Asnjë gol në karrierë me goditje dënimi, Rice i shënon dy Realit

Nga A2 CNN
9 Prill 2025, 08:23 | Futboll

Asnjë gol në karrierë me goditje dënimi, Rice i shënon

Declan Rice nuk kishte shënuar kurrë gol me goditje dënimi dhe gjeti ndeshjen më të rëndësishme për të realizuar jo një, por dy supergola me goditje dënimi.

Real Madrid ishte viktima e tij në sfidën çerekfinale të Champions League, që u fitua nga Arsenali me rezultatin 3-0, shkruan A2.

Në gati 300 ndeshje si profesionist, Rice kishte ekzekutuar 8 goditje dënimi, pa realizuar gol.

Diçka e pabesueshme për futbollistin e Arsenalit, që u shpall edhe lojtari i ndeshjes.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos