
Leverkusen i Alonsos është skuadra më e jashtëzakonshme e këtij sezoni. Në 30 ndeshje të luajtura, ata kanë regjistruar 26 fitore dhe 4 barazime, duke siguruar së fundmi edhe gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë.
Ekipi i “aspirinave” mposhti 3-2 me përmbysje Shtutgartin, në një duel mjaft emocionues. Miqtë kaluan në avantazh dy herë: i pari shënoi Anton, ndërsa Fuhrish dyfishoi pas barazimit të përkohshëm të Andrish.
Gjithsesi, Leverkusen besoi deri në fund dhe pas barazimit me Adli, në të 90-n gjeti rrjetën e fitores me Tah. Një tjetër triumf i madh, në një sezon që deri më tani është praktikisht perfekt. (A2 Televizion)