Inter mund Juventusin në ndeshjen direkte për titullin kampion në Serinë A.
Zikaltërit morën 3 pikët falë një autogoli të Gattit, në minutën e 37 të pjesës së parë.
Me këtë fitore, ekipi i drejtuar nga Simone Inzaghi shkon në +4 nga bardhezinjtë, duke pasur edhe një ndeshje për të luajtur.
Në këtë supersfidë, mesfushori shqiptar Kristian Asllani nuk u aktivizua në asnjë moment. (A2 Televizion)