Kualifikimi është i hapur në takimin tjetër mes Atalantës dhe Marsejës në Bergamo. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, dy skuadat do të matin forcat në një ndeshje ku 90 minuta do të vendosin se cili ekip do të marr një biletë në finalen e Dublinit.
Italianët me sulmuesin Scamacca në top form dhe me mbështetjen e tifozerisë në shtëpi synojnë prekin për herë të parë në histori një finale europiane.
Edhe francezët e Marsejës do të luajnë shanset e tyre me yllin e skuadrës Pierre-Emerick Aubameyang, i cili është dhe afër 30 golave për këtë sezon. (A2 Televizion)