Mario Balotelli u kthye të luajë në një ndeshje të Serisë A pas plot 4 vitesh.
Sulmuesi italian u aktivizua në minutën e 86 në duelin ndaj Parmës, ku skuadra e tij Genoa fitoi me rezultatin 0-1, shkruan A2 CNN.
Pas vetëm 6 minutash në fushë, Balotelli u ndëshkua me karton të verdhë, duke treguar se SuperMario nuk ndryshon kurrë sa i përket sjelljes së tij.
Para se të transferohej te Genoa, Mario Balotelli ka luajtur me Adana Demirspor, në Turqi. (A2 Televizion)