Barcelona fiton ndaj Vallecano dhe rimerr kreun

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2025, 12:36 | Futboll

Barcelona fiton ndaj Vallecano dhe rimerr kreun

Barcelona fitoi 1-0 ndaj Rejo Vallecanos dhe rimerr pas disa javësh kreun në La Liga. Pas ndalesës së Realit dhe Atletiko Madrid, katalanasve nuk i lejohej hap fals për tu ngjitur në vendin e parë ndonëse me pikë të barabarta me Los Blancos.

Takimi nisi më mirë për vendasit, të cilët  kishin shumë raste për të shënuar por fati nuk ishte në anën e tyre. Pas disa tentativash në minutën e 26-të Martinez u pengua me faull në zonë nga Ciss ndërsa arbitri kryesor shkoi te sistemi VAR.

Pas rishikimit të pamjeve gjyqtari drejtoi gishtin nga penallti. Aty polaku Robert Leëandoëski nuk gaboi dhe kaloi në avantazh katalansit 

Ndonëse Barcelona dominoi thuajse gjithë takimin, edhe Vallecano pati rastet e saj. Në minutën e 42, miqve u anulua një gol për pozicion jashtë lojë cfarë solli më pas dhe shumë polemika. 

Kaq mjaftoi që ekipi i Hansi Flick të siguronte tri pikë tejet të rëndësishme në garën për titullin kampion. Sa i përket mbrojtësit të kombëtares shqiptare  Ivan Balliu, qëndroi në stol për gjatë gjithë takimit.

Pas javës së 24-t  në La Liga Barcelona rikthehet në krye me 51 pikë po aq dhe Real Madrid ndjekur nga Atletiko që ka një pikë më pak . (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos