Robert Lewandowski ishte heroi i mbrëmjes për Barcelonën, duke realizuar një dopietë në fitoren e thellë 4-0 ndaj ish-skuadrës së tij, Borussia Dortmund, në ndeshjen e parë çerekfinale të UEFA Champions League. Nën drejtimin e Hansi Flick, katalanasit konfirmuan formën e jashtëzakonshme, duke çuar në 23 numrin e ndeshjeve pa humbje në të gjitha kompeticionet (19 fitore, 4 barazime).
Barcelona e nisi fuqishëm, me Yamal dhe Lewandowski. Goli i parë erdhi nga Raphinha, i cili shënoi nga fare pranë portës, edhe pse ishte shumë pranë pozicionit jashtë loje. Braziliani asistoi edhe për Lewandowskin në golin e dytë, pas një devijimi me kokë të krosimit të Yamal, duke i dhënë mundësi polakut të shënojë kundër ish-ekipit për herë të 28-të në 28 ndeshje.
Lewandowski realizoi edhe golin e tretë pas një kundërsulmi fantastik, ku Fermín López shërbeu në mënyrë perfekte pas një pasimi të zgjuar nga Yamal. Goli i katërt erdhi nga vetë Yamal, pas një asisti të shkëlqyer të Raphinha, duke vulosur një mbrëmje perfekte për blaugranat.
Kjo fitore e madhe jo vetëm i jep Barcelonës një avantazh përpara ndeshjes së kthimit, por shton edhe shanset për tripletë këtë sezon. Lewandowski shkruan histori, duke u bërë lojtari i parë që shënon 10 gola në një sezon të Champions League për tre klube të ndryshme: Dortmund, Bayern dhe Barcelona.
(A2 Televizion)