Champions League, Barcelona përballet me Dortmund, PSG pret Aston Villa

Nga Dea Kozma
9 Prill 2025, 16:45 | Futboll

Champions League, Barcelona përballet me Dortmund, PSG pret Aston Villa

E mërkura do të mbyll ndeshjet e para çerekfinale të Champions League. Edhe sot pritet të jetë një natë magjike me yje të futbollit botëror që do të zbresin në fushë.

Vëmendje e veçantë është në takimin Barcelona-Dortmund. Katalanasit edhe pse konsiderohen favoritë, gjermanët vijnë në Spanjë me synimin e qartë për të hedhur një hap drejt kalimit në gjysmëfinale.

Dyshimi i vetëm për trajnerin Hansi Flick është në mesfushë. Nëse se bashku me Yamal dhe Rafinja do të luajë Torres, Gavi apo Fermin Lopez. Barcelona ka në krahë dhe historinë pasi në tre ndeshje që ka luajtur me Dortmund ka fituar dy here ndërsa një takim është mbyllur në barazim. 12 fitore në 14 ndeshjet e fundit për Barcelonën që synon të thellojë dhe më shumë këtë rekord ndonëse përballë Dortmund nuk do ta ketë aspak të lehtë.

Në anën tjetër në Park De Prince, Paris Saint Germain sfidon Hirushën e këtij sezoni Aston Villa. Francezëtv janë favoritë apsolut përballë skuadrës angleze që Edhe pse në Premier League. Humbja e ndeshjes së parë në fazën e 1/8 nga Liverpool mbetet humbja e tyre e vetme në 29 ndeshje  ndërsa në transfertë  kanë fituar 13 ndeshjet e fundit.

Megjithatë në krahun tjetër, Aston Villa nuk ka çfarë të humbi dhe do të mundohet të bëjë surprizën në  Park De Princ.

Dy ndeshjet Barcelona-Dortmund dhe Paris Siant Germain -Aston Villa do të luhen sot duke nisur prej orës 21:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos