Barcelona ngeci në një barazim 0-0 ndaj Atletik Bilbaos duke mos përfituar dot nga hapi fals i kryesuesve.
Katalanasit u ndalën nga Bilbao në një ndeshje që la shumë për të dëshiruar. Dy ekipet provuan shumë pak në portat respektive.
Përveç rezultatit, ajo që shqetësoi më shumë trajnerin Xavi ishte dëmtimi i mesfushorëve Fenki De Jong dhe Pedri.
Një barazim që nuk ndihmon asnjë prej skuadrave në objektivat e tyre. Aktualisht Barcelona mban vendin e trete me 58 pikë, 1 më pak se Girona e vendit të dytë dhe 8 nga Reali kryesues. (A2 Televizion)