Leverkusen, një tjetër hap drejt titullit kampion

Nga A2 CNN
4 Mars 2024, 11:54 | Futboll

Leverkusen, një tjetër hap drejt titullit kampion

Bayer Leverkusen mbetet i pandalshëm këtë sezon. Surpriza e bukur e Bundesligës marshon i qetë në krye dhe tani e sheh veten 10 pikë larg Bayrenit Mynih në kampionat. Edhe këtë herë, ekipi i Shabi Alonsos bëri detyrën teksa fitoi 2-0 ndaj Koln në transfertë.

Vendasit u ndëshkuan me karton të kuq që në minutën e 14, kur Tilman la ekipin me 10 lojtarë. Kjo ia bëri dhe më të thjeshtë rrugën drejt rrjetës ekipit të “aspirinave” që nuk vonuan shumë dhe kaluan në avantazh me Frimpong.

Në pjesën e dytë, Grimaldo i dha dhe goditjen finale  dhe  hipotekoi fitoren e Leverkusenit që shkon në kuotën e 64 pikëve, 10 më shumë se Bayern kur kanë mbetur 10 javë nga fundi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos