Bayern, i pamëshirshëm ndaj ekipit gjysmë-profesionist. Shënon 10 gola në debutimin në Botëror

Nga A2 CNN
16 Qershor 2025, 07:37 | Futboll

Bayern, i pamëshirshëm ndaj ekipit gjysmë-profesionist.

Bayern Munchen e ka nisur në mënyrë spektakolare Botërorin e Klubeve, teksa ka fituar me shifrat 10-0 ndaj Auckland City të Zelandës së Re.

Skuadra nga Oqeania, e përbërë nga futbollistë gjysmë-profesionistë, për të cilët futbolli nuk është puna e vetme e tyre, nuk bëri rezistencë ndaj gjigantëve të Europës.

Bayern shënoi 6 gola që në pjesën e parë (dy herë Coman e Olise, si dhe golat e Boei dhe Muller), duke e kthyer sfidën në një ndeshje përgatitore.

Në pjesën e dytë, Musiala i cili u aktivizua nga stoli shënoi tre gola brenda pak minutash, ndërsa në fund Muller tundi edhe një herë rrjetën.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos