PSG vazhdon me "leksione" futbolli, nis Botërorin e Klubeve me goleadë ndaj Atletico Madrid

Nga A2 CNN
16 Qershor 2025, 07:23 | Futboll

PSG vazhdon me "leksione" futbolli, nis Botërorin e Klubeve me

PSG vazhdon të habisë. Ekipi francez, kampion i freskët i Europës, dhuroi sërish leksione futbolli, teksa mposhti me rezultatin 4-0 Atletico Madrid.

Ndeshja ishte e vlefshme për fazën e grupeve në Botërorin e Klubeve, shkruan A2. 

Ekipi i Luis Enrique dominoi totalisht skuadrën e Diego Pablo Simeones.   

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0, me golat e Fabian Ruiz dhe Vitinha.

Ndërkohë, në pjesën e dytë të lojës, Mayulu dhe Lee Kang In vulosën goleadën.  

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos