Ndeshja hapëse e edicionit të ri të Kupës së Botës për Klube përfundoi pa gola 0-0, por ofroi emocion dhe intensitet të madh. Interi i Lionel Messit u përball me Al Ahly të Egjiptit, në një duel ku portieri veteran Óscar Ustari shkëlqeu me pritjen e një penalltie vendimtare ndaj Trezeguet në fund të pjesës së parë.
Al Ahly, i drejtuar nga trajneri spanjoll José Riveiro, dominoi 45 minutat e para, duke shfaqur lojë të organizuar dhe sulmuese. Ata shënuan një gol që u anulua, humbën penallti dhe patën disa raste të tjera për të kaluar në avantazh.
Në anën tjetër, Messi dhe bashkëkombasit e tij nuk arritën të shkëlqejnë në pjesën e parë. Luis Suárez pati vështirësi në zona të ngushta, ndërsa loja e Interit mungoi thellësi dhe ide. Gjithsesi, pas pushimit, gjithçka ndryshoi. Trajneri Javier Mascherano reagoi me ndryshime taktike dhe ekipi i tij u kthye në fushë me tjetër energji.
Messi mori në dorë drejtimin e lojës, duke krijuar raste dhe goditur shtyllën nga një goditje dënimi. Ai tregoi se, pavarësisht moshës, mbetet lider në fushë. Ndërhyrjet ndaj tij ishin të shumta, me një faull të rëndë që ndezi polemika.
Në fund, ndeshja u mbyll 0-0, por me shumë emocione, një barazim dinjitoz që shënon një nisje premtuese për këtë turne të ri ndërkombëtar. (A2 Televizion)