Gennaro Gattuso gjithnjë e më shumë po përflitet si trajneri i ri kombëtares italiane.
Mungojnë vetëm detajet e fundit që çdo gjë të zyrtarizohet. Mediat italiane janë të sigurt se është gjetur gjuha e përbashkët dhe në takimin me Gravinën dhe Buffonin është folur dhe për stafin e tij te kombëtarja italiane.
Emri që po lakohet më shumë është ai i ish-futbollistit të Juventusit, Leonardo Bonucci. Së fundmi, ai është asistent i kombëtares së Italisë nën 20 vjeç, por me ardhjen e Gattusos dhe dëshirën e këtij të fundit, Bonucci mund të jetë pjesë e ekipit të parë të të kaltërve, ndërsa Cesare Prandelli do të vëzhgojë talentet.
Sipas asaj që raportohet, Gattuso do të nënshkruajë një kontratë 1-vjeçare me një opsion qëndrimi në rast kualifikimi për Kupën e Botës.
Do të duhet ende një takim përfundimtar për të sqaruar detajet e fundit dhe për të vënë firmat në një marrëveshje që në parim është gjetur tashmë. (A2 Televizion)