Këtë verë, bota nuk do të shikojë vetëm futboll – do ta ndjejë atë. Me 32 klubet më të mëdha nga çdo kontinent që përballen në formatin e ri të FIFA Club World Cup 2025™, turneu pritet të jetë një festë globale pasioni dhe rivaliteti sportiv. Hisense, si partner zyrtar i turneut, është krenar që sjell këtë emocion të madh në zemrën e çdo shtëpie. Edhe nëse ende nuk ke zgjedhur skuadrën e preferuar, Hisense ofron një koleksion të tërë pajisjesh “ready-to-fan” që ta jetosh çdo moment, kudo që ndodhesh.
Aty ku kampionët takojnë kampionët
Nga televizioni inteligjent 100’’ U7 PRO, që të fut në lojë me detaje hiper-reale dhe zë të fuqishëm, te frigoriferi Cross Door PureFlat me ekran të integruar për kontroll të lehtë gjatë ndeshjes, dhe kondicioneri inteligjent Energy Pro X që përshtatet në mënyrë automatike me temperaturën e ambientit – Hisense ka përgatitur një linjë produktesh që e shndërrojnë çdo përjetim sportiv në një moment të paharrueshëm.
Për ata që duan të shohin ndeshjet nën qiellin e hapur, projektori C2 Ultra Mini ofron një eksperiencë kinematografike, duke i dhënë çdo pasimi dhe goli intensitetin që meriton.
‘’Ky partneritet nuk është thjesht një sponsorizim – është një ftesë për çdo tifoz që ta jetojë futbollin me pasionin dhe teknologjinë që e bën çdo sekondë të veçantë,’’ – thuhet nga përfaqësues të Hisense.
Ndërsa bota bashkohet për të përjetuar emocionin e FIFA Club World Cup 2025™, Hisense është aty – duke sjellë ndeshjen te ti. Të gjitha ndeshjet mund ti shihni Live&Falas në televizoret Hisense, nepërmjet aplikacionit DAZN.
Më shumë ndeshje, më shumë momente për të përjetuar. (A2 Televizion)