Bëhet zyrtare, Inzaghi largohet nga Interi, gati trajneri i ri

Nga A2 CNN
3 Qershor 2025, 17:26 | Futboll

Bëhet zyrtare, Inzaghi largohet nga Interi, gati trajneri i ri

Është mbyllur zyrtarisht epoka e Simone Inzaghit tek Interi. Trajneri kampion i Italisë ka pranuar ofertën marramendëse të Al Hilal nga Arabia Saudite, që i ofron një kontratë dyvjeçare me 25 milionë euro neto në sezon. Pavarësisht dëshirës së klubit për ta mbajtur edhe një vit tjetër, Inzaghi ka vendosur të nisë një aventurë të re, duke i dhënë fund bashkëpunimit me zikaltrit pas humbjes 5-0 në finalen e Champions League ndaj PSG.

Ditën e sotme është zhvilluar një takim vendimtar mes teknikut dhe drejtuesve të Interit, i cili nuk është mbajtur në selinë e zakonshme në Viale della Liberazione, por në një lokal në qendër të Milanos. Pak orë pas këtij takimi, lajmi për ndarjen u bë i ditur, ndërkohë që emisaret e Al Hilal ndodhen në Milano për të finalizuar gjithçka, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, Interi ka nisur menjëherë kërkimin për një trajner të ri, pasi Botërori për Klube në SHBA fillon për 10 ditë. Në skenë ka dalë emri i Roberto De Zerbit, trajner i Marseille, i cili është parë si favorit për të marrë drejtimin e skuadrës. Agjenti i tij, Edoardo Crnjar, është parë në zonën pranë selisë së Interit, duke shtuar dyshimet për një marrëveshje të mundshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos