Përgatitjet për Serbinë, Kombëtarja ende e paplotësuar, nuk ka probleme për Brojën

Nga A2 CNN
3 Qershor 2025, 17:02 | Futboll

Përgatitjet për Serbinë, Kombëtarja ende e paplotësuar,

Kombëtarja shqiptare e futbollit po përgatitet  maksimalisht për dy ndeshjet e muajit qershor, të vlefshme për kualifikueset në Botërorin 2026.

Vëmendja kryesore është në ndeshjen me Serbinë në 7 qershor në Arenën Kombëtare. Në seancën e parë stërvitore, ai që shqetësoi ishte Armando Broja i cili ka pasur një problem muskulor. Shtatlarti ka bërë rezonance, por për fat të mirë nuk ka rezultuar negative.

Grupi ende nuk është i plotë pasi nuk janë të gjithë në dispozicion të trajnerit Silvinjo. Muci , Ajeti, Asani dhe Uzuni pritet t‘i bashkohen sot ekipit kuqezi në stërvitje ndërsa Asllani dhe Mitaj edhe pse ishin të angazhuar këtë fundjave me  skuadrat e tyre, mesfushori luajti në finalen e Champions me Interin ndërsa mbrojtësi fitoi Kupën në Arabi, të dy i janë bashkuar grupit dhe gëzojnë formë të mirë fizike. 

Fillimisht Trajneri Silvinjo ka mbajtur një fjalim me lojtarët, ku mendohet se ka shpalosur objektivat i ka motivuar dhe mbështetur futbollistët në prag të kësaj ndeshje shumë të rëndësishme.

Në stërvitjen e parë të pranishëm ishin dhe tre futbollistë nga Superiorja shqiptare. Rimal Haxhiu dhe Akileu Ndreca nga Tirana si dhe Arli Përgjoni nga Bylisi, ishin grumbulluar nga tekniku brazilian për të plotësuar radhët e kuqezinjve. 

Supersfida Shqipëri-Serbi do të luhet të shtunën e 7 qershorit në orën 20:45 ne Arenën Kombëtare në Tiranë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos