Bëhet zyrtare, ish-trajneri i kombëtares së Moldavisë do të drejtojë Elbasanin

Nga A2 CNN
11 Korrik 2024, 16:56 | Futboll

Bëhet zyrtare, ish-trajneri i kombëtares së Moldavisë do

Elbasani ka gjetur trajnerin e ri pasi shkarkoi Nevil Deden. Verdheblutë do të drejtohet këtë sezon në Superiore italiani Roberto Bordin.

59-vjeçari ka një karrierë të gjatë si trajner, ku ka drejtuar edhe ekipi me emër, ku në krye qëndron kombëtarja e Moldavisë. Ndërkohë, Bordin ka drejtuar edhe klube si Sheriff Tiraspol në Moldavi e Neftçi Baku në Azerbajxhan. Sezonin e fundit, ai ishte trajner i Triestina-s në ligën e tretë italiane.

“Roberto Bordin zbarkon në Elbasan si trajneri i ri i ekipit tonë. 59-vjeçari italian vjen pas një sezoni pozitiv me U.S. Triestina Calcio në Itali. Bordin është ulur në stolin e trajnerit për ekipe si Sheriff Tiraspol, Neftchi Baku dhe ka drejtuar Kombëtaren Moldave për 1 sezon. Ai ka një eksperiencë si zv.trajner tek Hellas Verona, Sassuolo, Bologna, Siena, Padova dhe CFR Cluj”, njofton Elbasani në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AF Elbasani (@afelbasani) (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos