Bologna, pasi është kthyer në një pretendente serioze për zonën Champions në Serinë A, ka hedhur edhe një hap të sigurt drejt finales së Kupës së Italisë.
Skuadra e drejtuar nga Vincenzo Italiano ka mundur në takimin e parë gjysmëfinal në transfertë Empolin me rezultatin 3-0, shkruan A2.
Bologna shënoi që në pjesën e parë dy herë, me Orsolini dhe Dalinga.
Goli i tretë erdhi përsëri nga Dalinga në pjesën e dytë.
Në këtë ndeshje, për Empolin Ardian Ismajli nuk luajti për shkak dëmtimi. (A2 Televizion)