Bologna sfidon Milanin për Kupën e Italisë, kthehet në finale pas 51 vitesh

Nga A2 CNN
25 Prill 2025, 08:03 | Futboll

Bologna sfidon Milanin për Kupën e Italisë, kthehet në

Bologna mposhti Empolin edhe në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Italisë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Vincenzo Italiano fitoi 2-1 në duelin e kthimit, pasi ndeshjen e parë e kishte fituar 3-0, dhe tashmë në finalen e madhe do të përballet me Milanin.  

Fabbian dhe Dallinga ishin autorët e golave për vendasit, ndërkohë që golin e vetëm për Empolin e shënoi Kovalenko.  

Interesant është fakti se Bologna siguron finalen e Kupës së Italisë pas plot 51 vitesh. Hera e fundit që kishin arritur në një finale ishte sezoni 1973/1974, shkruan A2. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos