Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës. Klubi kavajas dhe trajneri kanë ndarë rrugët pas rezultateve të fundit që mbajnë ekipin larg vendit të parë në renditjen e Kategorisë së Parë.
"FC Besa dhe trajneri Mirel Josa kanë vendosur me konsensus të ndërpresin bashkëpunimin", lexohet në postimin e klubit në rrjetet sociale, shkruan A2.
"FC Besa e falënderon trajnerin për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe bashkëpunimi”, shtohet në njoftimin zyrtar.
Besa renditet në vendin e tretë në klasifikimin e Kategorisë së Parë dhe ende shihet si një prej ekipeve pretendente për ngjitjen direkte në Kategorinë Superiore. (A2 Televizion)