Barcelona dhe Paris Saint Germain janë dy skuadrat e para që morën një biletë për në gjysmëfinale të Champions League. Francezët dhe katalanasit u kualifikuan më tej mes shumë vështirësish.
Paris Saint Germain nuk e kishte aspak të lehtë në ndeshjen e kthimit përballë Aston Villa. Në pjesën e parë dukej se gjithçka ishte e mbyllur kur Hakimi dhe Mendes realizuan dy golat e avantazhit për skuadrën e Luis Enrique, megjithatë Aston Villa nuk u dorëzua dhe përmbysi gjithçka.
Ishte Tielemans që në minutën e 34 rihapi takimin dhe pas tij , Ginn dhe Konsa përmbysën rezultatin në 3-2 . Fundi i ndeshjes ishte dhe emocionues për dy skuadrat me heroin Donnarumma që tregoi reflekset e tij dhe mbajti rezultatin e pandryshuar.
Kampionët e Francës edhe pse u mundën 3-2, kalojnë më tej falë fitores 3-1 në ndeshjen e parë dhe tani pret të mësojë rivalin e saj nga fituesi i çiftit Real Madrid –Arsenal.
Spektakël kishte dhe në ndeshjen në Spanjë, aty ku Dortmund i dha leksion Barcelonës duke e mundur me shifrat 3-1, megjithatë kaq nuk mjaftoi për të marrë një biletë me tej. Pas fitores 4-0 të katalanasve në ndeshjen e parë u duk se kjo përballje do të ishte thjeshtë një formalitet për spanjollët, por nuk rezultoi aq e lehtë.
Pa dyshim protagonisti kryesor i takimit ishte Guirasi që realizoi tre gola dhe u bë golashënuesi më i mirë deri tani në Champions League . Një autogol i dha siguri spanjollëve , të cilët menaxhuan mirë lojën deri në fund dhe morën biletën për më tej. Në gjysmëfinale Barcelona pret fituesin e çiftit Inter-Bayern. (A2 Televizion)