Sot në mbrëmje e gjithë vëmendje do të jetë në trofeun e vogël të Europës, Uefa Conference League që do të caktojë fituesin e saj.
Chelsi dhe Real Betis do të matin forcat në finale në stadiumin e Vroklavës në Poloni.
Real Betis është në kërkim të trofeut të parë evropian megjithatë eksperienca në radhët e spanjollëve nuk mungon. Me një lider si Isco katër herë fitues i Champions League me Real Madridin dhe trajnerin Manuel Pellegrini, i cili e njeh mjaft mirë futbollit anglez pasi në të kaluarën ka fituar titullin si trajner i Manchester City, spanjollët premtojnë se do të jetë një ndeshje që garanton spektakël.
Në anën tjetër, “Blutë” kanë shumë talente në skuadër por nuk mungon dhe grupi i lojtarëve me përvojë që kanë qenë thelbësorë në sukseset e tyre në fazën eliminatore të Conference League.
Chelsea ka fituar 11 nga 12 ndeshjet e tyre në Ligën e Konferencës këtë sezon, ndërsa Betis ka fituar vetëm gjysmën e 14 ndeshjeve të tyre me 7 fitore, 3 Barazime dhe 4 Humbje. Blutë kanë gjithashtu sulmin më të mirë të garës, me 38 gola: tetë më shumë se rivalët e tyre më të afërt Fiorentina dhe 16 më shumë se Betis.
Chelsea është i avantazhuar dhe me ndeshjet direkte. Londinezët kanë fituar tre here dhe vetëm një herë janë mundur nga spanjollët e Betis,
Pavarsisht historisë, shifrave apo statistikave, kjo finale garanton emocione me të dyja skuadrat që do të luftojnë deri në sekondën e fundit për trofeun. Ndeshja luhet sot në orën 21:00 në stadiumin e Vroklavës në Poloni (A2 Televizion)