“Një ëndërr e bërë realitet”, Igli Tare flet për herë të parë si Drejtor Sportiv i Milanit

Nga Dea Kozma
28 Maj 2025, 14:31 | Futboll

Nga ëndrra e fëmijërisë në qëllimet aktuale. Igli Tare foli për herë të parë si drejtor sportiv i Milanit. Shqiptari tregoi se që në vegjëli ka qenë tifoz kuqezi dhe sot ky post është një ëndërr e bërë realitet. Sipas Tares, çdo futbollist që do të vijë te Milani, duhet ta di rëndësinë dhe peshën që fanella kuqezi mbart, shkruan A2 CNN.

“Milani ka një histori të lavdishme . E kam ndjekur që kur isha fëmijë, kujtoj kohën e Wilkins. Familja ime, të gjithë ishin tifozë të Milanit: gjithmonë ka qenë një lidhje e fortë dhe nuk e kam fshehur as kur u bëra lojtar. Duhet të fillojmë në mënyrën e duhur, ka shumë pritshmëri: ka qenë një sezon shumë i gjatë me shumë zhgënjime. Duhet energji dhe dëshirë për të siguruar që Milani të kthehet në atë që kemi parë gjithmonë në historinë e tij”, thotë ish-futbollisti i Kombëtares.

Tare tregon se ka ide të qarta dhe është i gatshëm t’i bëjë realitet. “Duhet të jemi të qartë për një gjë: Milani është një klub ku kërkon rezultate menjëherë, është një klub ku duhet të fitosh. E kam kuptuar këtë dhe jam gati ta përballoj: duhet të sigurohemi që kjo të ndodhë, por me ide të qarta. Dua të shoh një ekip që djersitet për fanellën, që është i uritur dhe dëshiron të fitojë. Dua të shoh atë San Siro që shpërthen nga gëzimi i tifozëve. Do të bëj gjithçka, do të jap gjithçka nga vetja për ta bërë këtë të ndodhë”, thotë ai.

Çështja e parë që Igli Tare do duhet të zgjidh te Milani është trajneri i ri i skuadrës. Emri më i përfolur deri më tani është ai i Massimiliano Allegri me të cilin synon të gjejë sa më shpejt një marrëveshje për të mposhtur konkurrencën me Napolin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos