Skena të shëmtuara dhe aspak sportive janë regjistruar para finales së Conference League, Çelsi-Real Betis.
Në disa video të publikuara në rrjetet sociale, tifozët e dy skuadrave u përleshën me njëri-tjetrin dhe situata doli jashtë kontrollit.
Sipas raportimeve, tifozët anglez nisën duke hedhur karrige dhe objekte të tjera në drejtim të spanjollëve përpara se policia të përpiqej të ndërhynte me gaz lotsjellës.
U deshën disa minuta që situata të qetësohej ndërsa mediat polake raportojnë për disa të lënduar, që janë jashtë rrezikut për jetën. . (A2 Televizion)