Zërat flisnin për një largim të mundshëm, por ndodh e kundërta.
Mediat britanike raportojnë se Pep Guardiola ka rënë dakord me drejtuesit e Manchester City për të qëndruar në krye të stolit dhe për dy sezone të tjera, deri në 2027.
Nuk jepen hollësi për kontratën e re, por kthesa duket e fortë sepse bindja ishte që katalanasi do të largohej, madje u përfol që Pep do të ishte pasardhësi Southgate në stolin e Anglisë.
Guardiola theu një rekord duke fituar 4 tituj radhazi të Premier Ligës, dhe pesë gjithsej, ndërsa fitoi edhe Champions League. (A2 Televizion)