Trajneri rumun qesh dhe mbron tifozët pas vendimit të UEFA-s: Nuk e kuptoj për çfarë u dënuam

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2024, 17:36 | Futboll

Trajneri rumun qesh dhe mbron tifozët pas vendimit të UEFA-s: Nuk e

Te Rumania nuk janë aspak të kënaqur me vendimin e UEFA-s edhe pse e fituan ndeshjen e turpit 3-0 në tavolinë për shkak se lojtarët e Kosovës u detyruan të mos dalin në fushën e lojës për shkak të thirrjeve raciste të tifozëve vendas.

Pavarësisht të gjithave, edhe nëse mes tifozëve mund të ketë edhe shumë persona të “pandreqshëm”, kurrsesi kjo nuk mund t’i lejohet zyrtarëve rumunë, të cilët nuk kanë bërë asnjë hap reflektimi, madje kanë përgëzuar tifozët e tyre.

Trajneri i Rumanisë, Mircea Lucescu, ka komentuar vendimin e UEFA-s, duke thënë se ai është shumë i rëndë për ekipin e tij, madje dhe ngre pyetjet, “për çfarë?” - Sikur të mos kishte ndodhur asgjë!

“3-0? Rumania? në rregull! Është normale. Ata mbetën me turp (kosovarët). Ishte zgjedhja e tyre, u përpoqën. “(Qesh) Ne, mirë? Kaq i madh dënimi? Për çfarë?! Ky është kulmi”, tha trajneri rumun.

UEFA dënoi Kosovën duke ia dhënë ndeshjen 3-0 në tavolinë Rumanisë, ndërsa ekipi vendas u dënua me gjoba, një total prej 128 mijë euro dhe një ndeshje do ta luajë pa tifozë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos