City përmbys Real Madridin në Bernabéu, Xabi Alonso në vështirësi serioze

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2025, 07:39 | Futboll

Manchester City ka marrë një fitore të madhe 2-1 ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabéu”, duke përmbysur disavantazhin dhe duke zhytur edhe më tej në krizë trajnerin Xabi Alonso, i cili u përball me fishkëllima të forta në fund të ndeshjes.

Takimi nisi me ritëm të lartë, me madrilenët që kërcënuan të parët. Vinícius Júnior fitoi fillimisht një penallti, por VAR zbuloi se faulli ishte jashtë zonës. Valverde rrezikoi me goditjen e dënimit, ndërsa Vini Jr. humbi një tjetër mundësi të artë. Pas një gjysmë ore dominim, Reali mori avantazhin me Rodrygon, i cili goditi saktë, duke u rikthyer te goli pas 32 ndeshjes.

City reagoi menjëherë me rastin e parë serioz. Gvardiol devijoi një top nga këndi dhe Nico O’Reilly e shtyu drejt rrjetës për 1-1. Vetëm pak minuta më vonë, një faull i Rüdiger mbi Haaland u kthye në penallti pas verifikimit në VAR, me norvegjezin që goditi saktë për përmbysjen.

Në pjesën e dytë, Reali humbi disa raste të pastra me Bellingham dhe Viníciusin, ndërsa goditja e Endrick u ndal në traversë. City rezistoi deri në fund, duke marrë një fitore të vlefshme dhe duke e lënë Bernabéun totalisht të pakënaqur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos