
Egnatia u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti Vorën me rezultatin 2-0.
Ekipi nga Rrogozhina e pati ndeshjen nën kontroll thuajse gjatë gjithë kohës.
Albaneze, në minutën e 51-të, shënoi golin e avantazhit për kampionët në fuqi me 11-metërsh, shkruan A2.
Më pas, goli i qetësisë do të vinte nga Ndreca, në minutën e 68-të.
Me 28 pikë, Egnatia ngjitet në krye të klasifikimit, në pritje të rezultatit të ndeshjes Elbasani-Vllaznia.
Elbasani ndjek me 26 pikë, ndërsa Vllaznia me 25.
(A2 Televizion)