Conference League/ Asnjë minutë për Ivan Balliun në fitoren e thellë të Rayo Vallecano

Nga A2 CNN
10 Prill 2026, 08:57 | Futboll

Conference League/ Asnjë minutë për Ivan Balliun në fitoren

Rayo Vallecano i Ivan Balliut fitoi 3-0 ndaj AEK Athinës, por mbrojtësi i Kombëtares nuk luajti asnjë minutë.

Ndërkohë, çerekfinalet e Conference League treguan se Fiorentina është në krizë jo vetëm në kampionatin italian, por edhe në Europë, shkruan A2.

Vjollcët u mposhtën 3-0 nga Crystal Palace në Angli, duke i dhënë lamtumirën edhe kompeticionit të tretë europian për klube nga rëndësia.

Po aq bindëse ishte edhe fitorja e Shakhtar Donjetck ndaj AZ Alkmaar.

Ndërsa Mainz bëri hapin e parë drejt gjysmëfinaleve duke mundur 2-0 ekipin e Strasburgut.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos