Arsenali gjen golin në fund, Havertz gjunjëzon Sportingun

Nga A2 CNN
8 Prill 2026, 09:07 | Futboll

Arsenali gjen golin në fund, Havertz gjunjëzon Sportingun

Arsenali fitoi në transfertë përballë Sportingut të Lisbonës, në duelin çerekfinal të Champions League.

Skuadra e Mikel Arteta shënoi në fund të takimit me anë të Kai Havertz.

Gjermani e nisi nga stoli dhe zëvendësoi Odegaard, në minutën e 70, dhe arriti të shndërrohej në heroin e “Topçinjve”, shkruan A2.

Ndërkohë, Sporting mbetet pa fitore pas 8 ndeshjesh ndaj Arsenalit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos