“6 mijë shtetas shqiptarë”, dynden qytetarët drejt juglindjes për të festuar Pashkët

Nga A2 CNN
10 Prill 2026, 09:57 | Sociale

“6 mijë shtetas shqiptarë”, dynden qytetarët drejt

Gazetari i A2CNN, Artin Halili, në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë” në A2CNN, deklaroi se do të ketë fluks vizitorësh këtë fundjavë në juglindje të vendit, për shkak të festës së Pashkës.

“Pothuajse çdo vit, në festën e Pashkës, një numër shumë i madh shqiptarësh i drejtohen juglindjes, sidomos Korçës, për të kaluar fundjavën. Që ditën e sotme ka shumë vizitorë”, tha Halili.

“Nga komunikimi me operatorët turistikë, ka një numër shumë të lartë prenotimesh në hotele dhe bujtina. Operatorët janë të kënaqur nga shtimi i kërkesave. Nuk ka vetëm shqiptarë të Shqipërisë, por edhe nga troje të tjera shqipfolëse, si edhe emigrantë nga Greqia. Të dhënat nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës flasin për 6000 shtetas që futen çdo ditë”, tha gazetari.

Sipas tij, “do të jetë shumë e vështirë për të gjetur hotel në fundjavë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos