
PSG ka hedhur një hap drejt gjysmëfinaleve të Champions League, duke siguruar një fitore në ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Liverpool me shifrat 2-0.
Ka qenë një ndeshje e dominuar totalisht nga skuadra e Luis Enrique, e shënoi dy herë rrjetën me Doue dhe Kvaratskhelia, por shpërdoroi edhe shumë mundësi të tjera shënimi, duke i kursyer kampionëve në fuqi të Anglisë goleadën, shkruan A2.
Parizienët u ndalën nga Mamardashvili në dy raste, por edhe nga shtylla, me Liverpool që duhet të jetë i lumtur që nuk u kthye me një bilanc më të rëndë në shtëpi. (A2 Televizion)