
Janë luajtur ndeshjet e para çerekfinale të Europa League.
Fillimisht, të mërkurën u luajt dueli mes Bragës dhe Betisit, e mbyllur në barazim 1-1, për të vazhduar me tre duelet e tjera mbrëmjen e djeshme.
Ndeshja më interesante ishte padyshim ajo mes Bolonjës dhe Aston Vilës, që është mbyllur me shifrat 1-3 në favor të skuadrës angleze, shkruan A2.
Ndërkohë, Friburg ka një këmbë në gjysmëfinale pas fitores 3-0 në shtëpi ndaj Celta Vigo, ndërsa mbetet gjithçka e hapur pas barazimit 1-1 mes Portos e Nottingham Forest. (A2 Televizion)