Nga Tirana për të ëndërruar vazhdimësinë në Europë. Ballkani i Ilir Dajës luan mbrëmjen e sotme në Arenën Kombëtare ndeshjen e xhiros së pestë të grupeve të Conference League, përballë Viktoria Plzeň.
Çekët kanë siguruar vendin e parë dhe kalimin në Grupin C. Nga ky fakt shpresojnë të përfitojnë kampionët e Kosovës për të vijuar rrugëtimin në arenën e futbollit të madh europian.
“Rikthehemi në stadiumin emblemë të shqiptarëve. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin ikonë. Kemi mungesa, por jemi të motivuar pavarësisht se është një ndeshje e vështirë, pasi kemi përballë kryesuesen e grupit që ka 4 fitore”, tha Daja.
Me një fitore, Ballkani do të mbetej në garë për të kualifikuar nga faza play-off, në turin tjetër të Conference League. (A2 Televizion)