Barcelona "blindon" Yamalin me kontratë të re

Nga A2 CNN
27 Maj 2025, 21:31 | Futboll

Barcelona "blindon" Yamalin me kontratë të re

Barcelona ka rinovuar kontratën e yllit të saj të ri, Lamine Yamal.

17-vjeçari ka zgjatur marrëveshjen me klubin spanjoll deri në vitin 2031, sipas asaj që zyrtarizoi vetë Barcelona.

“E ardhmja është tani”, shkruhej në postimin e Barçës, përcjell A2.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se klubi i ka përmirësuar lojtarit ndjeshëm përfitimet ekonomike, duke e bërë një ndër më të paguarit në klub, me shifrat që do të rriten vit pas viti dhe në varësi të kontributit të tij.

Qershia mbi tortë pritet të jetë fanella me numrin 10, që për momentin është e Ansu Fati, por që nga sezoni i ardhshëm pritet të jetë në shpatullat e Yamal.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos