Interi ofron Asllanin për mesfushorin e Lazios

Nga A2 CNN
27 Maj 2025, 23:40 | Futboll

Interi ofron Asllanin për mesfushorin e Lazios

Interi është i interesuar për mesfushorin italian Nicolo Rovella. Sipas gazetarit Orazio Acomando, nënkampionët e Serisë A kanë bërë një ofertë zyrtare për lojtarin e Lazios.  

Gazetari bën me dije se drejtuesit e Interit kanë ofruar Kristjan Asllanin dhe para për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit.

Por, përgjigja nga ana e Lazios ka qenë negative, shkruan A2.

Sipas Acomando, në ditët në vijim pritet të ketë një tentativë të re të zikaltërve për mesfushorin.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos