Conference League, Egnatia dhe Partizani gati për ndeshjet e para të turit të dytë

Nga Erald Kodhelaj
25 Korrik 2024, 12:30 | Futboll

Conference League, Egnatia dhe Partizani gati për ndeshjet e para të

Egnatia dhe Partizani janë gati për ndeshjen e parë të turit të dytë në Conference League. Kjo e enjte zbret në fushë kampionët dhe nënkampionët e Shqipërisë që do të matin forcat në arenën europiane.

Partizani do të sfidojë në transfertë Iberian në orën 18:00. Të kuqtë e Shehit synojnë vetëm fitore për të hedhur një hap të rëndësishëm në turin e tretë.

Ndërkohë në orën 20:45, Egnatia do të luajë me islandezët e Vikingurit. Rrogozhinasit do të vijnë me ndryshime në formacion pas tre largimeve të rëndësishme si Sherri, Ibrahimoglu dhe Spahiu megjithatë pavarësisht kësaj, Tetova ka theksuar se Egnatia mund të lë shenjë në Europë, pavarësisht vështirësive që ka. Në fushë sot do të zbresin dhe 2 ekipe të tjera shqiptare si Drita dhe Llapi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos