Conference League, Shkëndija dhe Drita munden në ndeshjen e parë të play off-it

Nga Dea Kozma
20 Shkurt 2026, 11:04 | Futboll

Conference League, Shkëndija dhe Drita munden në ndeshjen e parë

Lojë e bukur e luftuar por në fund fati mungoi. Si Shkëndija dhe Drita nuk mundën ta shijonin dot fitoren në ndeshjen e parë të play offit në Conference League. Shkëndija e Tetovës u mund minimalisht nga Samsunspor.

Kampionja e Maqedonisë së Veriut, në ndeshjen e parë të play-off-it të Conference League bëri një paraqitje të mirë dhe pse të parët që provuan ishin miqtë nga Turqia. Në minutën e 7-të, Ndiaye nuk ishte i saktë nga pika e penalltisë dhe ekuilibrat nuk u prishën. Tetovarët kishin disa mundësi të mira me Tamba, mirëpo topi nuk shkoi brenda në kuadrat. Rezultati u zhbllokua vetëm në pjesën e e dytë kur Maruis shënoi në minutën e 77-të dhe i dha fitoren minimale ekipit turk të Samsunsporit. Detyra tani për kuqezinjtë bëhet dhe me e vështirë për kalim më tej pasi ndeshja e kthimit luhet në stadiumin e Samsunporit.

Edhe Drita e Kosovës nuk mundi të lë gjurmë ndonëse spektakli nuk mungoi në Prishtinë. Kampionët e Kosovës u mposhtën 2-3 në fund nga sllovenët e Celje. Në fraksionin e parë, Celje dominoi në fushë dhe rezultati u zhbllokua në minutën e 19 me Kucys. Një gol që i dha më shumë zemër ekipit slloven, i cili pak para fundit të pjesës së parë shënoi edhe të dytin me shqiptarin Milot Avdyli. Kaq mjaftoi për pjesën e parë dhe Gjithçka ndryshoi në të dytën, ku kampionët në fuqi të Kosovës u futën në fushë me një fytyrë tjetër.

Në minutën e 59’ Blerim Krasniqi hapi llogaritë e takimit. Pas tij, Liridon Balaj riktheu baraspeshën në Prishtinë, duke sjellë festë në kampin kosovar. Megjithatë kur të gjithë mendonin se llogaritë ishin mbyllur, kampionët e Kosovës u shtangën nga Poplatnik, i cili çoi shifrat në 2-3 për miqtë. Çdo gjë do të vendoset në ndeshjen e kthimit pas një javë në Slloveni, aty ku Drita do të kërkojë përmbysjen e madhe për një biletë për më tej. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos